Udhėrrėfyes - Hyrja nė punė


Zgjedhje e shpejtė: Kapėrce nė tekst | Pasqyra e lėndės

Ndodhesh nė: Udhėrrėfyes > Hyrja nė punė > Zgjidhje e marėdhėnieve tė punės

Lexo kėtė faqe nė: Italian | Anglisht | Frėngjisht | Arabisht | Rusisht | Shqip |


3.2 ZGJIDHJE E MARĖDHĖNIEVE TĖ PUNĖS

  1. Si realizohet pushimi nga puna
  2. Detyrime tė punėdhėnėsit
  3. Zgjidhje e marrdhėnieve tė punės

3.2.1 SI REALIZOHET PUSHIMI NGA PUNA

Tek punonjėsi i huaj aplikohen tė gjitha normat e vlefshme pėr punonjėsit italianė edhe nė lidhje me pushimin apo largimin vullnetarisht nga puna.

Pushimi nga puna i ēdo lloj tipi duhet tė komunikohet me shkrim. Punonjėsi, brenda 60 ditėve, nėse ka kundėrshtime, mund tė bėjė ankim.

Nė rast pushimi pėr shkaqe disiplinore, kjo masė duhet paraprirė nga njė paralajmėrim me shkrim ndaj tė cilit punonjėsi ka 5 ditė afat pėr t'u justifikuar.

Me pėrjashtim tė rasteve tė veēanta (drejtues, bashkėpuntorė shtėpiakė, punonjės sportivė etj.) pushimi nga puna duhet shoqėruar me justifikimin me shkrim nė tė cilin tregohen qartė motivet e pushimit, ose nga ndonjė shkelje e rėndė qė shkakton ndėrprerjen e menjėhershme tė punės. Nė rast se pushimi nga puna vjen pėr motive tė justifikueshme, punonjėsit i takon njė periudhė kohe pėr t'u interesuar tė gjejė njė punė tjetėr. Nė rast se nuk plotėson kushtet e mėsipėrme, punėdhėnėsit i takon tė paguajė dėmshpėrblim.

Kur njė ndėrmarrje me mė shumė se 15 punonjės (pėr shkurtim personeli ose transferim tė ndėrmarrjes) pushon mė tepėr se 5 punonjės brenda harkut tė 120 ditėve, atėherė kemi tė bėjmė me pushim kolektiv nga puna. Nė kėtė rast parashikohen sanksione speciale, me tė cilat duhet tė merren edhe sindikatat.

Cilado qoftė arsyeja e ndėrprerjes sė raportit tė punės, punonjėsit i takon gjithmonė tė pėrfitojė paratė e likujdacionit (TFR). Nė raste tė veēanta, siē janė shpenzimet shėndetsore apo blerja e shtėpisė sė parė, njė pjesė e shumės mund t'i jepet paradhėnie punonjėsit tė punėsuar ndėrmarrje mė tė mėdha.

Nė rast pushimi nga puna , u kėshillohet punonjėsve t'i drejtohen njė sindikate apo njė avokati tė specializuar nė kėtė sektor.

[ ktheu mė sipėr ]


3.2.2 DETYRIME TĖ PUNĖDHĖNĖSIT

Punėdhėnėsi, nė rast pushimi nga puna tė tė huajit , ėshtė i detyruar tė njoftojė brenda 5 ditėve Drejtorinė Provinciale tė Punės, e cila kishte lėshuar autorizimin pėr punė. Njoftimi analog i duhet bėrė Kuesturės qė ka lėshuar Lejen e Qėndrimit.

[ ktheu mė sipėr ]


3.2.3 ZGJIDHJE E MARRDHĖNIEVE TĖ PUNĖS

Ligji konsideron tė pavlefshėm, pushimin nga puna pėr arsye politike, fetare, pėr pjesmarrje nė sindikatė etj, edhe pse motivimi "formal" i bėrė nga punėdhėnėsi mund tė jetė formuluar ndryshe.

Ėshtė i pavlefshėm pushimi nga puna e punonjėseve nė gjendje shtatėzėnie, qė nga fillimi i shtatzėnisė e deri sa fėmija i lindur tė mbushė njė vit. Nė rast se punėdhėnėsi nuk ka pasur dijeni pėr shtatėzėninė, kundėr pushimit mund tė lejohet ankimi brenda 90 ditėve, me paraqitjen e raportit tė shtatėzėnisė.

Janė tė vlefshme pushimet pėr "giusta causa", pėr shitjen (ndėrprerjen) e aktivitetit prodhues, pėr skadim kontrate, pėr pėrfundim negativ tė periudhės sė provės.

Ėshtė i pavlefshėm pushimi nga puna i bėrė nė periudhėn nga kėrkesa pėr publikimin e martesės deri njė vit pas martese, me pėrjashtim tė rasteve tė pikės sė mėsipėrme. Edhe nė raste tė tilla ankimi duhet tė bėhet brenda 60 ditėve nga marrja e njoftimit me shkrim apo me gojė nga ana e punėdhėnėsit.

[ ktheu mė sipėr ]