Udhėrrėfyes - Njoftime tė dobisme


Zgjedhje e shpejtė: Kapėrce nė tekst | Pasqyra e lėndės

Ndodhesh nė: Udhėrrėfyes > Njoftime tė dobisme > Mėnyrė tė pjesmarrjes

Lexo kėtė faqe nė: Italian | Anglisht | Frėngjisht | Arabisht | Rusisht | Shqip |


7.3 MĖNYRĖ TĖ PJESMARRJES

  1. Ē'ėshtė kėshilli komunal
  2. Kėshilltari komunal shtesė
  3. Tė huaj tė ftuar nė kėshillin komunal
  4. Kėshilli i tė huajve
  5. Fondi kombėtar pėr politikat e emigracionit

7.3.1 Ē'ĖSHTĖ KĖSHILLI KOMUNAL

Komuna ėshtė territor autonom, autonomia e tė cilit realizohet me koordinimin e policisė urbane, tė ndėrtimit, tė higjienės, tė organizimit tė zyrave dhe ka fuqi e forcė politike nėpėrmjet Juntės Komunale e tė Kėshillit Komunal. Kėshilli Komunal ėshtė organ kolegjal i zgjedhur nga qytetarėt. Numri i antarėve ndryshon nga 15 deri nė 80, nė varėsi tė numrit tė banorėve. Kėshilli Komunal ka funksion deliberativ dhe prej tij zgjedh njė tjetėr organ mė tė ngushtė me funksion ekzekutiv (junta komunale).

[ ktheu mė sipėr ]


7.3.2 KĖSHILLTARI KOMUNAL SHTESĖ

Ėshtė kėshilltari i zgjedhur nga tė huajt rezidentė nė komunė, me zgjedhje tė posaēme. Ai merr pjesė nė punimet e Kėshillit Komunal qė diskutojnė problemet e tė huajve, por nuk ka tė drejtė votimi.Pėr tė bėrė tė mundur futjen e kėsaj figure nė Kėshillin Komunal ėshtė e domosdoshme tė kėrkosh njė modifikim tė statutit komunal, nė tė cilin duhen futur qėllimi final i intergrimit tė tė huajve nė jetėn civile e politike dhe duhen stabilizuar format e zgjedhjeve tė Kėshilltarit dhe mėnyra e zhvillimit tė zgjedhjeve.

Pėr tė votuar kėrkohet:

Mund tė zgjidhen njė ose mė shumė kėshilltarė dhe statusi i tyre duhet aprovuar nga Kėshilli Komunal. Kėshilltari shtesė nuk ka kurrė tė drejtė vote, por vetėm tė drejtėn e pjesmarrjes nė diskutime si pėrfaqėsues i tė huajve rezidentė nė komunė. Kėshilltari shtesė ka tė drejtėn e fjalės nė momentet e paraqitjes sė problemeve tė rendit tė ditės, nė format dhe mėnyrat qė u lejohen edhe kėshilltarėve tė tjerė.

[ ktheu mė sipėr ]


7.3.3 TĖ HUAJ TĖ FTUAR NĖ KĖSHILLIN KOMUNAL

I ftuar nė kėshillin komunal qė diskuton ēėshtje qė lidhen me tė huajt, mund tė jetė njė i huaj i zgjedhur nga shoqatat e tė huajve, persona ekspertė tė disa sektorėve ose tė organizuar nė vullnetariat.

[ ktheu mė sipėr ]


7.3.4 KĖSHILLI I TĖ HUAJVE

Ėshtė njė organ kėshillimor i pėrbėrė prej tė huajsh, qė formohet nga pėrfaqėsues tė komuniteteve tė ndryshme tė pranishme nė atė zonė, qė zgjidhet nga tė huajt rezidentė nė komunė. Mund tė zėvendėsohet si pasojė e modifikimit tė statutit tė komunės dhe tė disiplinohet nga njė rregullore e posaēme.

[ ktheu mė sipėr ]


7.3.5 FONDI KOMBĖTAR PĖR POLITIKAT E EMIGRACIONIT

Ministria pėr Solidaritet Social ka ngritur njė Fond me qėllim qė tė financojė aktivitetet qė favorizojnė njohjen dhe ushtrimin e tė drejtave themelore tė imigrantėve, qė promovojnė integrimin e tė huajve, parandalimin dhe mėnjanimin e ēfarėdolloj forme tė diskriminimit si dhe tė bėjnė tė mundur rikthimin (vullnetar) tė tė huajve nė vendin e origjinės.

[ ktheu mė sipėr ]